Barcelona gjen qendërmbrojtësin, Injigo Martinezin e Bilbaos!

Klauzola e futbollistit nuk është pak, flitet për 80 milionë euro, por gjithsesi është një alternativë e vërtetë për Zhyl Kundenë që vështirë se do të vijë. Mbrojtësi i Seviljes kushton mbi 65 milionë euro, pra Injigo Martinezi mund të vlejë më shumë, por Barcelona ka një “aleat”, faktin që kontrata e lojtarit përfundon në 2023, pra kjo mund t’ia ulë shumë koston katalanasve. Klubi në “Kamp Nou” pritet të bisedojë me Atletikun e Bilbaos për një biznes më të pranueshëm, e ndoshta mund të paguajë 40 milionë euro, për ta marrë që tani Martinezin, e të mos presë deri verën e ardhshme. Vetë qendërmbrojtësi nuk pranon të rinovojë kontratën, duke qenë se e di interesin që Barcelona ka për të.

Sfidanti.al