Si përgjigjet Liverpuli pas humbjes 0-4 me Man. Junajtidin? Duke mundur 5-0 Lajpcigun!

Të dy rezultatet nuk janë edhe aq shumë realë dhe tregojnë sesa shumë ndryshojnë skuadrat gjatë fazës përgatitore. Gjithsesi, Liverpuli pati nevojë për një përgjigje pasi nënkampionët e Anglisë dhe nënkampionët e Europës u mundën 0-4 nga Mançester Junajtidi në miqësore në turneun aziatik. Përgjigja u dha me fitoren 5-0 ndaj Lajpcigut gjerman, një skuadre mjaft të mirë, dhe tregoi se të kuqtë e Jurgen Klopit nuk janë aspak për t’u hedhur poshtë. Blerja e re, Daruin Nunjez, shënoi 4 gola madje në një pjesë loje, ndërsa Mo Salah u duk shumë i përqëndruar pasi zgjidhi çështjen e kontratës. Duhet pak më shumë se një javë deri në ndeshjen e Superkupës së Anglisë ndaj Mançester Sitit, dhe Liverpuli duket se e ka marrë veten, ndërsa Nunjez e justifikoi shpenzimin total prej 100 milionë eurosh për ta marrë nga Benfika.

Sfidanti.al