Sa mund t’i besohet premtimit të Lukakut për qendrimin përjetë tek Interi?!

Verën e kaluar u duk sikur po luante operën e Xhuzepe Verdit, “Rigoleto”, dhe pikërisht këngën e Dukës së Mantovës se “gruaja është e paqendrueshme”. i paqendrueshëm në ato momente ishte vetë Romelu Lukaku, i tërhequr nga “sirenat” e Çelsit dhe nga frika për të ardhmen tek Interi pas largimit të Antonio Kontes dhe problemeve financiare. Lukaku shkoi në Londër ku dështoi plotësisht, duke u kthyer me vrap në Milano. Tani, sulmuesi belg premton se “do të qendroj përjetë tek Interi dhe do të shënoj 30 gola këtë sezon në Serinë A”. Golat, me gjasë, mund t’i shënojë, veçse tashmë është e vështirë të besohen premtime të tilla.

Sfidanti.al