Çfarë dueli Xhamajkë-SHBA në 100 metrat e Botërorit të atletikës!

Rekordet nuk u thyen dot, por bëhet fjalë për kohë fenomenale, të cilave është e jashtëzakonshme edhe t’u afrohesh. Xhamajka dhe SHBA patën një duel të madh në dy garat e shpejtësisë, të 100 metrave, në Botërorin e atletikës që po zhvillohet në qytetin Juxhin, dhe klima e pista e Universitetit të Oregonit qenkan të shkëlqyera për këtë sport. Në 100 metra për femra triumfoi xhamajkania Sherika Xhekson me kohën 21”45, që do të thotë vetëm 11 të qindat larg rekordit legjendër (dhe shumë të diskutuar) të amerikanes Grifit Xhojner vendosur 34 vjet më parë. Në 100 metra për meshkuj, skena u përmbys, pasi ishin amerikanët që kërcënuan një rekord xhamajkan. Fitoi Noah Lajls (Lyles) me kohën 19”31, vetëm 12 të qindat larg “çatisë” historike të vendosur nga Usain Bolt. Është një rekord i ri amerikan.

Sfidanti.al