Shkëndija e Tetovës dhe Drita e Gjilanit, krenari shqiptare në Europë

Dy ekipe shqiptarësh patën një mbrëmje të madhe në Ligën e Konferencës, me rezultate vërtet shumë të mira, Shkëndija e Tetovës dhe Drita e Gjilanit. Shkëndija hodhi një hap të madh drejt kualifikimit duke mundur 2-1 Valmierën e Estonisë jashtë fushe dhe shkëlqim pati sulmuesi shqiptar, Sidrit Guri. Doriev shënoi në 9’, ndërsa Guri riktheu avantazhin me rrjetën e minutës së 63-të. Natyrisht, nuk ishte ndonjë lojë e shkëlqyer nga ana e Shkëndisë, por jemi në korrik dhe askush nuk është në maksimum, plus që po luhej jashtë fushe, në stadiumin e Daugavës. Drita, ndërkaq, pati një detyrë mjaft më të vështirë pasi u ndesh me Antverpin në Belgjikë. Gjithsesi, skuadra e Kosovës mori një barazim tepër të rëndësishëm dhe ka shpresë për të realizuar një të papritur të madhe në Gjilan. Të besuarit e trajnerit Ardian Nuhiu patën një lojë të organizuar mirë në mbrojtje, ndërsa në fushë ishin vetëm dy lojtarë të huaj.

Sfidanti.al