Juvja dhe Interi kanë emra të mëdhenj, por Milani beson tek idetë!

Kështu u arrit titulli sezonin e kaluar, dhe kjo verë nuk solli ndonjë bujë të madhe në treg. Milani mbetet një kampion tepër i thjeshtë dhe aspak i bujshëm i Italisë, në një kohë që Juventusi mori Pogbanë, Bremerin e Di Marinë, ndërsa Interi ktheu Romelu Lukakun, mori Mkitarianin, ka talentin e Asllanit, si dhe mbajti yjet si Lautaron, Barelën apo Shkriniarin. Përballë tyre, Milani po ka vështirësi për të siguruar De Ketelerin dhe Renato Sançezin, ndërsa vazhdon të mbështetet tek superveteranët si Ibrahimoviç apo Zhiru. Gjithsesi, drejtori Maldini (i konfirmuar, më në fund), beson tek fryma e grupit dhe tek idetë e trajnerit Stefano Pioli, pra që mrekullia mund të përsëritet.

Sfidanti.al