Një vit rrogë tek Milani është më pak se 3 vjet rrogë të … Ronaldos!

Jemi në prag të një Derbi të Italisë dhe nga renditja duket se kuqezinjtë janë më lart, por kur vjen puna tek pagesat, nuk ka fare luftë. Milani i Stefano Piolit po bën më shumë sesa mundësitë dhe kjo duket tek niveli i rrogave pasi borderoja është 2.5 herë më e vogël sesa ajo e Juventusit. Kampionët e Italisë japin gjithsej 236 milionë euro në vit për futbollistët, ndërsa Milani është në kuotën 90 milionë. Interi padyshim është më lart se “kushërinjtë e qytetit” duke pasur një listë me 149 milionë euro. “La Gazeta delo Sport” thekson se tre vjet rrogë e Kristiano Ronaldos vlejnë më shumë sesa të gjitha rrogat e Milanit për një sezon. CR7 fiton 31 milionë në vit, që do të thotë 93 milionë në 3 vjet, ndërsa kuqezinjtë janë në 90 milionë në sezon.

Sfidanti.al