Nasser Al Attiyah dhe Joan Barreda janë fituesit e etapës së dytë të Rally Dakar në kategoritë e makinave dhe motorëve, Bisha-Ëadi Ad-Daëasir. Piloti nga Katari që bëri një paraqitje të dobët në etapën e parë u rikthye me prepotencë duke lënë pas Stephane Peterhansel dhe Carlos Sainz
Al Attiyah e mbylli këtë etapë të zhvilluar ne dunat e pjesës jug-perëndimore të Arabisë Saudite për 4 orë, 3 minuta dhe 14 sekonda duke fituar një betejë të gjatë me Peterhansel që e mbylli etapën në vendin e dytë me 2 minuta e 35 sekonda ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua Carlos Sainz me 9 minuta e 17 sekonda më shumë me spanjollin që limitoi dëmet. Duke u kthyer te Peterhansel, francezi mund të ngushëllohet me marrjen e kryesimit në renditjen e përgjithshme me një avantazh prej 6 minuta e 37 sekondash kundrejt Sainz, ndërsa Al Attiyah pas fitores së kësaj etape ngjitet në vendin e tretë me 9 minuta e 14 sekonda
Në kategorinë e motorëve, Joan Barreda është dominuesi i etapës së dyte. Spanjolli i skuadrës Monster Energy Honda fitoi me prepotenzë këtë fraksion me kohën 4 orë, 17 minuta dhe 56 sekonda. Në vendin e dytë u rendit shoku i skuadrës së Barredas, Ricky Brabeck me 3 minuta e 55 sekonda më shumë, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua Pablo Quintanilla.Fitorja e kësaj etape i jep mundësinë Barredës që të marrë kryesimin në renditjen e përgjithshme të Rally Dakar me një avantazh prej 6 minutash e 23 sekondash kundrejt Brabec dhe 6 minuta e 37 sekonda kundrejt Ross Branch në vendin e tretë.
Sfidanti.al