“Galaktikja” Kosovare Asllani nuk harron humbjen 1-9 në “El Klasiko” me Barçën!

U bë “galaktikja” e parë sepse ishte ylli i parë i huaj që firmosi kontratë me Realin e Madridit, ekipin e femrave. Kosovare Asllani, shqiptarja me origjinë nga Kosova dhe e lindur në Suedi, është një nga lojtarët kryesore të La Ligës femërore të Spanjës, por nuk harron “drurin” që madrilenët kanë pësuar nga Barcelona. Së pari ishte një 1-9 pësuar në shtator 2019 në stadiumin “Johan Krujf” në Katalonjë, ndërsa këtë sezon përfundoi 4-0 për vajzat “blaugrana” në Madrid. “Nuk do ta harroj kurrë humbjen 1-9 me Barcelonën, – thotë Asllani, cituar nga “AS”, – bëmë shumë gabime dhe u ndjeva tepër fajtore, dhe si “gur” nga turpi dhe shqetësimi. Shpresoj të na bëhet mësim”. Reali është në sezonin e dytë në La Liga, ndërsa Barcelona është skuadra më e famshme e Spanjës në futboll për femra. Madrilenet e kanë marrë veten të paktën në krahasim me rivalët e tjerë, duke qenë aktualisht në vendin e dytë të renditjes, me 28 pikë, vetëm 2 më pak se Barcelona, por pasi kanë luajtur tri ndeshje më shumë (9 fitore, 1 barazim, 3 humbje). Katalanaset kanë 10 fitore të plota.

Sfidanti.al