Ç’thotë kështu Ramosi: PSG, ekipi i madh me mua dhe me Mesin!

Duket se kryeqyteti i ardhshëm i futbollit në Europë do të jetë ai i Francës. Në Paris, sheikët po përpiqen të realizojnë skuadrën e ëndrrave, një ekip të ri galaktik ndoshta më të shkëlqyer sesa ai që krijoi Florentino Perez në epokën e tij të parë tek Reali. Informacioni është që Sergio Ramos ka hedhur poshtë ofertën madrilene për rinovim kontrate. E thotë e shumëinformuara “Kadena Ser” në emisionin “El Çiringito” (El Chiringuito), që vendos në gojën e Ramosit fjalë të tilla si: “Nuk do ta pranoj rinovimin me Realin, PSG do të krijojë një ekip të madh me mua dhe me Mesin”. Më herët ishte Rivaldo që thoshte se fjalët e Nejmarit tregojnë se Mesi do të luajë tek Paris SG. Pra, imagjinoni një ekip me lojtarë të tillë si Mesi, Nejmar, Mbape e Ramos, plus Verrati, Di Maria e ndonjë tjetër! Sipas gazetës “AS”, Ramosi ka hedhur poshtë reduktimin me 10 për qind të rrogës së tij prej 15 milionë eurosh në sezon. Modriç dotë vazhdojë, ndërkaq në Madrid, ndërsa Lukas Vaskez është po ashtu i pakënaqur me kontratën 3-vjeçare të ofruar.

Sfidanti.al