Ka shumë lojtarë të huazuar në Itali dhe në Europë, dhe mendon se është momenti për të përfituar. Juventusi synon këtë verë të shesë përfundimisht kartonin e disa lojtarëve, ku përfshihet edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni. Brunori mund të sjellë 5-6 milionë euro, Xanimakia vlerësohet në 2 milionë, Kibozo është një sulmues 19-vjeçar që do të krijojë disa milionë euro, ndonëse jo shumë. Portieri Izrael nuk shkon më shumë se 1 milionë euro. Xhakomo Vrioni ndërkaq mendohet se mund të gjenerojë deri në 10 milionë euro, ndërsa për të ka interesim nga Beshiktashi, Getafe e Spanjës, Anderlehti dhe Groningeni, ndonëse agjenti i sulmuesit kuqezi dhe familja deklarojnë se presin një ofertë edhe më të mirë. Juventusi është dakord me këtë. Lojtarë të tjerë janë Markes, Ihataren (2 milionë euro), Kean (28 milionë euro), Pelegrini (10-15 milionë euro), Mekkeni (30-35 milionë euro) dhe Di Pardo. Flitet për rreth 95 deri në 100 milionë euro.
Sfidanti.al