Në Federatën Shqiptare të Futbollit zakonisht ka një atmosferë “bunker” kur vjen puna për të marrë lajme, dhe sidomos kur flitet për trajnerin e kombëtare është njësoj sikur “flet me murin”. Gjithsesi, edhe nga “vrimat e zeza” nga të cilat nuk shpëton dot as rrezja e dritës, dalin lajme, dhe më së fundi mësohet që Edi Reja ka thënë në mënyrë konfidenciale se “pavarësisht kontratës, unë mund të largohem në çdo moment, nëse ju dëshironi”. Si përgjigje, nga presidenti Duka ka marrë një “jo, faleminderit” për këtë ofertë. Në të vërtetë, trajneri italian ka një klauzolë në kontratë që e largon në fund të edicionit të Ligës së Europës nëse nuk del në vend të parë në grup, ose e mban nëse e arrin objektivin. Po ashtu, pas ndeshjes së fituar 1-0 me Andorrën në eliminatoret e Botërorit, në FSHF u tha se Duka i kishte nxjerrë Rejës “kartonin e verdhë”. Gjithsesi, duhet të ketë ndonjë rregullore të brendshme për kombëtaren, që këta kartonë të verdhë të shlyhen dhe të mos ekzistojnë më.
Sfidanti.al