Ançeloti dhe Laso janë trajnerët që e kuptojnë më mirë Realin!

I pari është italian dhe nuk është cilësuar edhe aq shumë i lidhur me madrilenët deri në fund të këtij sezoni. Karlo Ançeloti fitoi vërtet Championsin në 2014 me “merengesit”, por u shkarkua pasi nuk fitoi dot kampionatin, sepse presidenti Florentino Perez i Realit donte gjithnjë maksimumin. Ish-milanisti dhe ish-romanisti u kthyer dhe ia mbylli gojën numrit 1 në “Santiago Bernabeu” duke marrë në mënyrë triumfale edhe Championsin, edhe La Ligën. Pablo Laso, ndërkaq, është trajneri klasik i Realit në basketboll për meshkuj. Basku është kthyer në një madrilen “safi” pasi udhëheq ekipin që nga viti 2011 (siç bën edhe me kombëtaren lokale të Vendeve Baske). Në moshën 55-vjeçare ka fituar 20 trofe me Madridin, përfshi 5 La Liga, 6 Kupa të Mbretit, 6 Superkupa të Spanjës, 2 Euroliga (Champions) dhe 1 Kupë Ndërkontinentale. Jo më kot, “Marka” thotë se Ançeloti dhe Laso janë trajnerët që më mirë e kuptojnë Realin e Madridit.

Sfidanti.al