PSG: Dolëm me fitim me Mesin, do të dalim me fitim edhe me Mbapenë

Kontrata që u dha për një yll si Lionel Mesi padyshim që ishte e madhe, edhe pse nuk i afrohej asaj që argjentinasi merrte tek Barcelona. Gjithsesi, shpenzimi ishte mbi 25 milionë euro në sezon dhe u gjykua se Paris SG do të pësonte humbje e do të shkelte rregullat e Lojës së Ndershme Financiare me afrimin e argjentinasit. Kjo gjë kaloi, dhe po këto zëra janë ngritur me rinovimin që PSG-ja bëri me yllin tjetër të madh të ekipit, Kilian Mbape. Presidenti Al Helaifi i hedh poshtë këto variante dhe thotë se klubi i tij nuk shkel asnjë rregull. “Është po kjo histori, – shprehet ai, – ne fituam shumë para me Mesin, pasi me emrin e tij mund të bësh biznes. Kështu do të bëjmë edhe me Mbapenë”. Numri 1 parizien kritikoi presidentin e La Ligës spanjolle Havier Tebas duke thënë se duhej të informohej dhe të mos fuste hundët në punët e të tjerëve, madje bëri edhe një insinuatë duke thënë se “kampionati spanjoll është paksa i vdekur”.

Sfidanti.al