Ndërsa tek Interi bëjnë “dasmë”, tek Milani nuk duan “dhëndrin”

Nuk po flasim për Stefano Piolin sepse ai është i salduar në stol me fitimin e titullit, por e kemi fjalën për postet drejtuese. Ndërsa Paolo Maldini qendroi për disa kohë “në ajër” derisa po duket se do ta ketë kontratën e tij të rinovuar si drejtor sportiv, nuk dihet se çfarë do të ndodhë me Administratorin e Deleguar, Ivan Gazidhis. Ish-shefi ekzekutiv i Arsenalit, ka merita të mëdha për suksesin e Milanit, veçse presidenti Skaroni ka thënë se “Gazidhisi e ka vendin të sigurt dhe bashkëpunimin me mua deri në nëntor”. Po më pas? Këto pasiguri nuk po pëlqehen nga tifozët milanistë, në një kohë që Interi po bën “dasmë” duke rinovuar me trajnerin Inzagi, duke marrë Lukakun, Mkitarianin, Asllanin e ndonjë tjetër, si dhe duke qenë pranë Paulo Dibalës.

Sfidanti.al