Tifozët e Interit përshëndesin “Mbretin” Lukaku: Na jep titullin e dytë!

Në Angli le ta quajnë sa të duan “dështak”, këtu jemi në Itali, ku shkëlqen dielli dhe gëzohet jeta. Romelu Lukaku është si ato “macet e egra” që kërkojnë ambientin e tyre për të qenë të pakapshme, dhe tifozët e Interit janë të bindur se ai do të jetë sërish ai i pari. “Mirë se u ktheve Mbreti Lukaku, – është përshëndetja në rrjetet sociale, – na jep tani titullin e dytë kampion”. Me sulmuesin belg, zikaltërit fituan Serinë A në 2021, kur në stol ishte Antonio Konte dhe shpresa është që ai do të jetë sërish jo vetëm lojtari më i mirë i ekipit, por edhe i gjithë Serisë A, siç bëri dy vjet më parë. Interi e mori nga Çelsi për huazim 1-vjeçar me vlerë 10 milionë euro gjithsej, me rrogë 8 milionë euro dhe pa klauzolë për blerje kartoni të detyrueshme.

Sfidanti.al