Gëce bashkohet me Frankfurtin, do ta shikojmë sërish yllin që shkëlqeu tek Dortmundi e Gjermania?!

Kush mund ta harrojë talentin e ri që shpërtheu në fillim të viteve 2010-të, të zbuluar nga Jurgen Klopi që e ngjiti në majat më të larta të futbollit me Borusian e Dortmundit. Mario Gëce ishte i paracaktuari i fatit dhe ashtu po ndodhte ndërsa fitoi Bundesligat me verdhezinjtë, arriti finalen e Championsit dhe kulmi ishte kur kaloi tek Bajerni dhe fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë. Gjithsesi, Gëce zhgënjeu më pas dhe prej tij erdhi një periudhë e errët që u duk se ia shuajti karrierën. Kjo, deri sezonin e kaluar kur u kthye “në shina” me PSV Ajndhovenin dhe tani gjermani i talentuar do ta provojë sërish fatin në Bundesligë. Ai ka firmosur me Ajntrahtin e Frankfurtit, fitues të Ligës së Europës në fuqi. Në moshën 30-vjeçare shpresohet që të shohim sërish Gëcen kur ishte 22 vjeç.

Sfidanti.al