Sulmuesi nga Senegali tashmë është një “ish” i Liverpulit. Në moshën 30-vjeçare ai e filloi tashmë karrierën e re, atë tek Bajerni i Mynihut ndërsa kaloi vizitat mjekësore në klubin e ri. Sadio Mane edhe u fotografua me fanelën e kuqe bavareze të markës “Adidas” dhe me simbolin e klubit, e cila i shkonte shumë, po aq sa ajo e Liverpulit, veçse një sy jo shumë i stërvitur mund të dallonte fare lehtë diçka. Mane dukej disi i mërzitur, apo i tensionuar, e ndoshta sepse ka ndjerë ndonjë nostalgji për kohët e bukura në “Anfild”.
Sfidanti.al