Nëse Reali fiton Ligën e Kampioneve, Luka Modriç do të largohet

Vetëm një ditë para finales së madhe të Ligës së Kampioneve mes Realit dhe Juventusit, media spanjolle ka lëshuar një “bombë” të vërtetë lidhur me ekipin madridas. Të shtunën, nëse klubi “mbretëror” do të arrijë që ta mbrojë titullin e kampionit të Evropës, ai do të mbesë pa shërbimet e një prej yjeve të tij të mëdhenj. Më saktë, nëse Reali do ta fitojë përsëri këtë trofe të rëndësishëm, nga ekipi do të largohet përfaqësuesi kroat, Luka Modriç, që duhet të thënë se është një nga lojtarët kyç dhe më të merituar të Realit.

Thuhet se Modriçi do që të ndërrojë ambient, ndërkohë që presidenti Perez nuk ka asnjë kundërshtim kundër largimit të tij. Perezi, ndoshta, shpreson që të fitojë shumë para nga shitja e Modriçit dhe, kështu, do të ketë mundësi që ta rinojë ekipin e tij. Sipas medias, nëse mesfushori i shkëlqyer kroat do të largohet nga Reali, atëherë, ky i fundit do të synojë me të gjitha forcat që të sigurojë shërbimet e yllit të PSZH-së, Marko Verati.

Sfidanti.al