Se cili ekip do të jetë kampion i ri ose i vjetër-i ri i Evropës, këtë në do ta mësojmë këtë të shtunë, kur në Kardif të Uellsit në finalen e madhe të ndeshen Reali i Madridit dhe Juventusi i Torinos. Sidoqoftë, një deklaratë ineresante bëri në prag të kësaj ndeshjeje finale të shumëpritur ish-pjesëtari i “zonjës së vjetër” dhe të përfaqësueses italiane Alesio Takinardi. Ai i vlerëson, deri në shkallën më të lartë biankonerët, por, sidomos, më shumë portierin Xhixhi Bufon, për të cilin, sikurse thotë, ai është gati që të paguajë një shumë të caktuar, vetëm që ta shohë atë, duke ngritur lart kupën e Ligës së Kampioneve.
“Unë pres që të dy ekipet të zhvillojnë një lojë të shpejtë dhe intensive, një pëplasje të fortë, gjoks më gjoks, dhe një rezultat që do të varet nga magjia e një lojtari të klasit botëror. Kjo Juve e meriton trofeun e Ligës së Kampioneve dhe unë do të paguaja edhe para që ta shihja Bufonin, duke ngritur lart kupën e Ligës. Në fak, të gjithë e presin prej vitesh këtë triumf”, tha Takinardi.
Sfidanti.al