Eden Hazar dhe Tibo Kurtua i kanë dhënë secili nga një lajm shumë të mirë tifozëve të Çelsit dhe trajnerit Antonio Konte. Talenti belg që besohet se kërkohet nga Reali, ka deklaruar se nuk do të lëvizë nga “Stemford Brixhi” pa kaluar nja dy sezone të tjerë, diçka që ndryshon ekulibrat në ekip dhe në konkurrencën e Premier Ligës. i vlerësuar në 100 milionë euro, Hazar është një talent i madh, dhe jo më kot u shpall një nga lojtarët më të mirë të sezonit. “Jam në një nga klubet më të mëdhenj të botës, – tha ai, – dhe do të qendroj edhe nja dy vjet të tjerë. Jam shumë i lumtur këtu”. Besohet se numri 10 ka zgjedhur sigurinë për të luajtur në Angli dhe në Champions, përballë një konkurrence më të lartë në Madrid.
Nëse Hazar ka kontratë në Londër deri në 2020, portieri Kurtua e ka një vit më të shkurtër, deri në 2019. Me një rrogë prej 90 000 stërlinash në javë, portiere belg ka kërkuar rinovim, dhe besohet se një nga synimet është edhe rritja e rrogës. “Jam i lumtur tek Çelsi dhe natyrisht dua që të vazhdoj të qendroj aty, por kam vetëm 2 vjet kontratë dhe natyrisht më duhet një kontratë e re”, – tha ai. Natyrisht, Abramoviç dhe Konte janë gati t’ia japin këtë kontratë.
Sfidanti.al