Në Spajnë, Superligën e mendojnë si Breksitin: 52% në favor!

E përditshmja “AS” vendosi ta çelte sondazhin e saj duke ftuar publikun që të votonte: Jeni pro apo kundër Superligës (Europiane)? Unë pa ngurruar aspak votoja “kundër” duke shkelur butonin e kuq me kryqin e bardhë, jo atë të “semaforit jeshil”. Pak më vonë, “AS” më nxorri para syve rezultatin e sondazhit, që ishte 52 për qind pro Superligës Europiane dhe 48 për qind kundër. Deri në kohën që votova dhe që i hodha një sy shifrave, kishin marrë pjesë mbi 64 000 njerëz, pra një numër i rëndësishëm. Një rezultat i ngjashëm me atë të referendumit në Mbretërinë e Bashkuar për të dalë ose jo nga BE-ja, ku fitoi “largimi” me 52 për qind. Me gjasë, këta janë tifozë të Realit, Barcelonës apo Atletikos.

Sfidanti.al