Bruklin i falet Irvingut për të përballuar Zajonin e Nju Orlinsin

Dëmtimet ishin të shumta, me Kevin Durantin, Xhejms Hardenin dhe Lamarkus Olldrixhin, por sërish fitorja u arrit. Një vizitë në Nju Orlins nuk është më diçka e lehtë edhe pse është larguar Entoni Dejvis, pasi Pelikansët kanë në përbërje yllin e ri të basketbollit amerikan, Zajon Uilliamsonin. Kajri Irving mbajti ekipin mbi shpinë duke shënuar 32 pikë e shërbyer 8 asistë në një përballje të vështirë të fituar 134-129. Zajon bëri një gabim në fund që kushtoi shtrenjtë, ndonëse shënoi 33 pikë, duke kapur 7 topa në tabela e duke shërbyer 4 asistë. Bruklini ishte praktikisht vetëm me 8 lojtarë, por ata luajtën mirë. Harris shënoi 24 pikë, Grin shtoi 15, Shamet pati 18, Grifin 16, dhe po ashtu dhanë kontribut Braun, Xhordan dhe Luau-Kabarot. Bruklini është në vendin e dytë në Konferencën Lindore me 39 fitore e 19 humbje, vetëm një humbje më shumë se Filadelfia që kryeson.

Sfidanti.al