“La Gazeta delo Sport” dihet se nuk I lë “rehat” ata që merren me sport. Në një analizë për ish-kampionët, e përditshmja më e njohur në Itali shkruan se Juventusi nuk po kthehet tek vlerat e veta të dikurshme, dhe se individi po vjen përpara lojës, ndërsa duhej të kishte qenë ndryshe. Loja nuk është e mirë, Vlahoviç nuk shërbehet siç duhet dhe gjëja e vetme e mirë është që në 180 nuk është pësuar gol. Atëherë, pyet gazeta, kur individi vazhdon të jetë para lojës, pse u larguan dy lojtarët me më shumë klas si Kristiano Ronaldo apo Dibala?!
Sfidanti.al