Tek Sociedadi janë të lumtur që “ia hodhën” Njukasëllit për sulmuesin Isak me 70 milionë euro!

Sezonin e kaluar, ai shënoi vetëm 6 gola në kampionatin spanjoll, që nuk është aspak një shifër e mirë për një sulmues që cilësohet i rëndësishëm. Aleksandër Isak, ylli i ri suedez që dikur quhej “Zllatani i Ri”, nuk shkëlqeu për Sociedadin në Spanjë duke shënuar edhe vetëm 3 gola në Europë! Kaq, por mjaftoi që Njukasëlli nga Anglia të paguante 70 milionë euro (60 milionë paundë stërlina) për kartonin e tij. E përditshmja “Diario Vasko” në San Sebastian u hodh përpjetë nga qejfi. “Po hidhemi përpjetë nga gëzimi, – shkruante ajo, – çfarë transferimi i madh. Nuk do t’i shohim më gafat e tij, pasimet e gabuara dhe gjuajtjet dëshpëruese drejt portës”. Sidoqoftë, Njukasëlli i pagoi paratë dhe beson se Isaku është një potencial që ende nuk e ka treguar veten e tij.

Sfidanti.al