Në Serbi sulmojnë “budallenjtë” e Zvezdës, por klubi fitoi mbi 10 milionë euro!

Ja pra që nuk qenkan kaq të pavlerë! Kampionia vërtet mbeti jashtë derës së madhe të Europës, Championsit, por gjithsesi, kritikat që po i bëhen Crvena Zvezdës në Serbi janë tepër të skajshme. Tifozët kanë sulmuar në rrjetet sociale sulmuesin Milan Pavkov që shënoi autogolin që barazoi ndeshjen me Makabin 2-2, ndërsa kishte hyrë si zëvendësues, por portieri Borjan e mbrojti duke thënë se “Pavkov na ka thënë shumë suksese në të kaluarën”. Një analist futbolli, Dejan Angjush, duke folur për median “Kurir” e kritikoi ashpër klubin duke thënë se “çdo dhunues dhe budalla tek Zvezda vlen 2 milionë euro, Pavkov nuk është futbollist, por gaztor cirku”. Gjithsesi, mediat serbe njoftojnë se Zvezda nuk ka dalë aq keq nga Europa, pasi ka fituar 10.7 milionë euro.

Sfidanti.al