Lila “internon” në kategorinë e pestë lojtarin që festoi natën para ndeshjes me PSG-në!

Mohamed Bajo do të luajë me ekipin e rezerva të ish-kampionëve pasi u mësuan “bëmat” e tij vetëm pak orë pas katastrofës në shtëpi ndaj Paris SG. Kryeqytetasit fituan 7-1 në fushën e Lilës, ndërsa tifozët dhe klubi u zemëruan në kulm kur u shfaqën pamjet e Bajos duke festuar në një klub nate, një mbrëmje përpara ndeshjes. Presidenti Olivie Letang deklaroi se “sjellja e tij ishte një mungesë respekti për klubin”, ndërsa trajneri Fonseka nuk e përzgjodhi për ndeshjen ndaj PSG-së.

Sfidanti.al