Mrekullia skoceze, Rejnxhërsi në Champions pas 12 vjetësh!

Nuk ka arritur ta fitojë këtë trofe as kur quhej Kupa e Kampionëve, por padyshim që ka qenë protagonist i rëndësishëm. Për dekada me radhë futbolli skocez ishte fuqi europiane, me Sëlltikun që fitoi Kupën e Kampionëve në 1967 dhe Rejnxhërsin që e pretendonte dhe që arrinte radhazi në çerekfinale e gjysmëfinale. Gjithsesi, u deshën 12 vjet që skuadra e “policëve” të Gllazgout të kthehej në fazën e grupeve, pasi ia doli për herë të fundit në 2010. Në këtë nivel do të jetë bashkë me Sëlltikun, hera e parë që dy gjigandët skocezë janë në grupe që të dy, që nga viti 2007. Kjo tregon sesa shumë “rrënim” ka provuar futbolli i këtij vendi, që e shpiku bashkë me Anglinë, por gjithashtu tregon se po ndodh një ndryshim. Jo më kot, Rejnxhërsi vjet arriti finalen e Ligës së Europës, që e humbi ndaj Frankfurtit në Sevilje, por besohet se përparimi nuk do të ndalet.

Sfidanti.al