Legjenda Nurmagomedov: Kamaru Usman mund të mos jetë sërish i njëjti!

Kampioni i botës e humbi dramatikisht titullin e tij në artet e përziera marciale, në kampionatin botëror UFC, ndërsa ishte në prag të fitores. Kamaru Usman u godit papritur nga një shkelm i kundërshtarit të tij, Lion Eduards (Leon Edwards) duke u rrëzuar në tokë e duke mos mundur ta mbronte titullin për herë të gjashtë. Legjenda e oktagonit, Habib Nurmagomedov, dha opinionin e tij i pyetur për humbjen e Usmanit, duke hedhur disa dyshime për formën e tij në të ardhmen. “Padyshim që Usmani mund ta fitojë një revansh ndaj Eduardsit, – tha luftëtari i madh dagestanas me pasaportë ruse, – gjithsesi, ai mund të mos jetë pikërisht ai që kemi parë deri tani. Nuk është e lehtë të kthehesh i tillë pas një nokauti”.

Sfidanti.al