Kthimi në fushë ende nuk ka ndodhur, por do të vijë shpejt (shpresohet). Manuel Nojer, i mbiquajtur portieri më i mirë i botës sot për sot, hodhi një tjetër hap drejt aktivizimit në ndeshje, pasi nisi për herë të parë stërvitjen normale profesionale tek Bajerni. Numri 1 i bavarezëve kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit shtatorin e kaluar ndaj Maincit (në foto), ndërsa i janë dashur dy ndërhyrje kirurgjikale për të zgjidhur problemet në këmbë.
Javën që kaloi, ai u kthye në kompleksin e Bajernit dhe nisi stërvitjen me vrapime, ndërsa tani është gati për hapin tjetër. Trajneri bavarez, Jup Hajnkes, ka shprehur besimin se Nojeri do të luajë këtë sezon, ndërsa trajneri i kombëtares, Joakim Lëv, po pret që kjo të ndodhë, për ta përfshirë në skuadër për Kupën e Botës.
Sfidanti.al