Çfarë goditjeje për Bostonin, Kajri Irving humb plej ofin

Si mund të ndihesh kur mëson se do të jesh në plej of pa lojtarin më të mirë të ekipit?! Padyshim, shumë keq, dhe kështu i ndodh Boston Sëlltiksit në NBA, pas lajmeve për Kajri Irvingun. Ylli i ardhur nga Klivlendi pësoi dëmtim në gju dhe do të duhet të bëjë operacion, ndaj do të mungojë deri në fund të sezonit, jo vetëm të rregullt, por edhe fazës me eleminim që përcakton titullin.

Është hera e dytë në katër sezonet e fundit që Irving pëson një dëmtim të rëndë dhe ka një fat të tillë, pasi mungoi në plej of në 2015, kur Klivlendi humbi finalen e madhe të NBA-së ndaj Golden Stejtit. “Gjëja më e vështirë ndonjëherë është që të përballosh goditje të tilla të pakontrolluara që të shkakton jeta, – shkruajti Irving në rrjetet sociale, – kjo është një provë për vullnetin, por udhëtimi drejt Everestit do të vazhdojë. Forca Sëlltiks”.

Boston Sëlltiks është skuadra me historinë më të madhe në NBA, me 17 tituj kampion, dhe shpresonte që me Irvingun në radhët e veta të synonte sërish të fitonte unazat e arta. Tashmë, kjo duket e pamundur siç e tregoi humbja ndaj Torontos në ndeshjen e fundit, me shifrat 78-96.

Sfidanti.al