Në Argjentinë thonë se Mesi me 90 për qind … qendron tek Barça!!!

Ta besojmë apo jo? Në mediat britanike e bëjnë punë të kryer, ndërsa në Spanjë, gazeta “Marka” e zhvendos përgjegjësinë nga vetja duke shkruajtur se “në Argjentinë besojnë se ka 90 për qind të mundësive që Mesi të qendrojë tek Barcelona”. Ajo që dihej ishte se takimi mes babait të yllit, Horges, dhe presidentit Bartomeu, përfundoi pa marrëveshje, por gjithsesi ishte pa tension, edhe kjo një shenjë e mirë. “Po mendon që të përfundojë kontratën deri në 2021 dhe të largohet nga “porta e madhe” në 2021”, shkruan në Tuiter gazetari Martin Arevalo, njeriu që zbuloi se Mesi kishte bërë kërkesë për t’u larguar.

Sfidanti.al