Realiteti i Barcelonës po lidhet gjithnjë e më shumë me projektin për të kursyer sa më shumë që të jetë e mundur. Në fakt largimet e kërkuar nga Koeman kanë filluar t’u japin frymëmarrje arkave të klubit katalanas. Largimet e Rakitic e Artur dhe së shpejti edhe ajo e Vidal do të bëjnë që Barcelona të kursejë 40 milionë Euro për sezonin e ardhshëm
Nëse kësaj shifre i shtojmë edhe kursimet që lidhen me largimin e mundshëm të Messit dhe atë të Suarez, atëherë flitet edhe për 120 milionë Euro të tjerë. Një rezultat i shkëlqyer në aspektin ekonomik, por a është i tillë edhe në atë teknik?
Koeman deri në këtë moment ka treguar se nuk ëshyë shumë i lidhur me skuadrën aktuale të Barcelonës. Siguritë e pakta kanë të bëjnë me repartin e mesfushës duke nisur nga Pjanic e deri te i preferuari i trajnerit De Jonh. Ndërsa në sulm do të jetë blerja e re Trincao. Për pjesën tjetër do të marrim informacione kur Barcelona më në fund të nisë të bëjë blerje.
Sfidanti.al