Përpilohet kalendari i Serie A për sezonin 2020/2021 me Andrea Pirlon që do të bëjë debutimin e tij si trajner në pankinën e Juventusit me Zonjën e Vjetër që do të nisë mbrojtjen e titullit kampion të Italisë me ndeshjen kundër Sampdorias. Napoli do të luajë në Tardini ndaj Parmës, ndërsa Milani i Piolit do të presë Bolognan.
Starti i sezonit do të jetë një lloj maloreje për Juventusin që në javën e dytë të kampionatit e pret sfida me Romën ndërsa në të tretën do të luajë ndaj Napolit. në javën e 7 do të jetë ndeshja mes bardhezinjve dhe Lazios, ndërsa derbi me Torinon në javën e 10.
Në 18 tetor, pas pauzës së ndeshjeve të skuadrave kombëtare do të luhet derbi i Milanos mes Interit e Milanit, ndërkohë që 3 javët e fundit kanë rezervuar sfidën mes Milanit e Juventusit, derbin e Italisë mes Interit e Juventusit dhe sfidën mes Milanit e Atalantës.
Përsa i përket derbit tjetër, atë mes Lazios dhe Romës, është parashikuiar të zhvillohet në 17 janar të 2021, ndërsa derbi i Xhenovas mes Genoas e Sampdorias në 1 nëntor të këtij viti.
Sfidanti.al