Portieri i Realit të Madridit, Thibaut Courtois rezultoi pozitiv me coronavirus. Belgu iu nënshtrua testit pas mbërritjes në qendrën kombëtare të Tibuze ku është grumbulluar përfaqësuesja e Belgjikës për ndeshjet e Ligës së Kombeve me Danimarkën dhe Islandës në 5 dhe 8 shtator dhe rezultoi që ishte I prekur nga coronavirusi, por sipas radios Cope, mund të jetë një pozitivitet fals.
Skuadrës së Belgjikës iu bë një test nga hunda dhe vetëm njëri prej lojtarëve doli pozitiv me Covid, portieri i los Blancos. Pavarësisht këtij rezultati, nuk është përjashtuar prania e tij në 2 ndeshjet pasi ka dy hipoteza për të cilat flet e përditshmja belge DH që foli edhe për testin e coronavirusit; që virusi është ende në trupin e Courtois që do të thotë se ai do të duhet të lërë grumbullimin e kombëtares ose e kundërta, ky virus nuk është dhe se do të duhet që të bëhet një analizë gjaku për të vërtetuar këtë në mënyrë që ai të kthehet me grupin e përfaqësueses belge.ëf
Ndërkaq, nga Belgjika vjen reagimi i skuadrës përfaqësuese që hodhi poshtë lajmin e medias lokale për pozitivitetin e Courtois dhe këtë e bëri nëpërmjet zëdhënësit të Federatës, Stefan Van Loock i cili tha se informacionet për pozitivitetin e Courtois nuk janë të vërteta dhe se ai do të stërvitet me skuadrën rregullisht.
Sfidanti.al