Gianluigi Buffon ka kërkuar falje për mos kualifikimin e Italisë në Kupën e Botës
Portieri legjendar, Gianluigi Buffon me lot në sy ka folur pas barazimit 0:0 me Suedinë, çka i la ata jashtë Kupës së Botës.
Ai thotë se i vjen keq që kjo ishte ndeshja e tij e fundit e karrieres ka patur një fund që do të jetë si tmerr pa fund.
“Më vjen keq që ndeshja e fundit e imja zyrtare me Italinë ishte për tu larguar nga Kupa e Botës”, tha pas ndeshjes Buffon me lot në sy.
Pavarësisht kësaj, ai thotë se Italinë po e lë në duar të sigurta të Donnarummas dhe Perin.