Eshtë vetëm 24 vjec, por në palmaresin e tij ka 6 tituj botërorë në Moto GP. Bëhet fjalë për Mark Markez që këtë të dielë u shpall kampion bote në këtë kategori duke regjistruar një sërë rezultatesh të paprecedentë në Motociklizëm. Mark Markez ka mundur të fitojë një titull në 125 kubikë, 1 në Moto 2 dhe 4 në klasin mbretëror në moshën 24 vjecare dicka që nuk e ka arritur as vetë Valentino Rossi. Italiani në fakt kur ishte 24 vjec është ‘ndalur’ në kuotën e 5 titujve, ndërkohë krahasimi me legjendën e motociklizmit Xhakomo Agostini bëhet akoma më i vështirë e komplikuar.
Në kohën e italianit nuk kishte baby-pilotë dhe garimi në botëror bëhej në moshë madhore. Pikërisht për këtë arsye, Agostini në 1966 festoi tiotullin e tij të parë në moshën 24 vjecare. Kaq i mjaftoi Agostinos që nuk rreshti së fituari tituj për ta cuar në 15 numrin total të tyre. Markez është në rrugën e duhurt në këtë pikë. Nëse ai do të vazhdojë me këtë ecuri, 9 titujt e Rossit do të jenë në rrezik, ndërkohë që mund të vendosen në shënjestër edhe ata të Agostinit. A është kjo e pamundur? Në fakt po flasim për Mark Markez për të cilin nuk mund të flitet asnjëherë me siguri të plotë.
sfidanti.al