Mediat bavareze shkruajnë se tekniku i sotëm në “Alianc Arenë” ndihet më mirë sesa sezonin e kaluar. Julian Nagelsmani, sipas këtyre mediave, e ka më të lehtë të organizojë punën me skuadrën tani që Robert Levandovski nuk është në ekip. Sezonet e kaluar, me trajnerë si Hansi Flik dhe të tjerë, Bajerni ka pasur një lojë të bazuar tek skema që t’i jepeshin Levandovskit topat për të shënuar golat. Në këtë mënyrë u fituan trofetë dhe pati rekorde shënimi, por Nagelsmani ka filozofi tjetër. Trajneri duket më i lumtur me sulmuesit e tij të ndryshëm si Mane, Gnabri, Myler, madje edhe i riu Tel. Një profesionist që sillet si shkencëtar dhe bën eksperimente me formacionin dhe ka një stil më të larmishëm dhe më të paparashikueshëm.
Sfidanti.al