Benzema e kalon edhe Raulin, ndonëse Kristiano Ronaldo mbetet larg!

Si sulmues nuk ka mundur të shënojë me rregullsinë e një CR7-te, Mesi, Levandovski. Karim Benzema nuk ka më shumë se 405 gola me klubet në 774 ndeshje, dhe vetëm 37 gola me Francën për shkak të përjashtimit. Gjithsesi,  ylli francez arriti një sukses të rëndësishëm pasi realizoi në Superkupën  e Europës ndaj Frankfurtit. Ai u bë shënuesi i dytë më i mirë i Realit të Madridit në të gjithë historinë,  duke pasur 324 rrjeta, e duke lënë pas Raul Gonzalesin që ka 323. Mbetet vetëm Kristiano Ronaldo, por Benzema e ka të pamundur që në moshën 33-vjeçare të ëndërrojë për të kapur 450 golat e portugezit. Sidoqoftë, francezi është një sulmues i veçantë, pasi ai ka ditur të luajë për shokët dhe të japë asiste e të organizojë aksione.

Sfidanti.al