Barça mund ta nisë La Ligën me 5 yjet e verës në tribunë!

Ka një klauzolë në kontratat e Frank Kesiet dhe Kristensenit ku shkruhet se lojtarët mund të largohen me parametër zero nëse klubi nuk arrin t’i regjistrojë në kampionat. Kjo klauzolë tregon sesa dyshime ka pasur që në fillim në projektin rindërtues të Barcelonës, ndërsa trajneri Ksavi rrezikon që të 5 përforcimet e mëdha të verës të mos i ketë në ekip në javën  e parë të La Ligës. Levandovski, Rafinja dhe Kunde janë blerjet e tjera. Sipas mediave, klubi katalanas ka ende rreth 1.3 miliardë euro borxhe, ndonëse presidenti Laporta këmbëngul se janë grumbulluar gjatë verës mbi 800 milionë euro. Barça po vuan pasojat e superrrogës për Mesin, të cilit iu dhanë rreth 550 milionë euro në 4 vjet që nga 2017, ndërsa u shpërdoruan edhe 222 milionë eurot e fituara nga transferimi i Nejmarit tek PSG-ja.

Sfidanti.al