Ançeloti: Ky Real është ekipi më i shëndetshëm që kam pasur ndonjëherë

Deklarata të tilla duhen marrë disi me rezerva pasi çdo trajner që është në detyrë, është edhe një politikan, ndaj edhe Karlo Ançeloti nuk mund të fliste ndryshe. “Ky Real është ekipi më i shëndetshëm që kam pasur ndonjëherë, – tha italilani për skuadrën që fitoi Superkupën e Europës pasi mori më parë Championsin, – janë shumë inteligjentë dhe shumë të bashkuar. Unë i ndihmoj, por janë ata që fitojnë”. Këto fjalë, në të kaluarën, Ançeloti padyshim që i ka thënë edhe për Milanin apo Bajernin, apo Çelsin. Tekniku tashmë veteran, gjithsesi, vazhdon të fitojë dhe tani ka 4 Superkupa të Europës, duke qenë trajneri që ka më shumë. Ai ka 4 Champions, gjithashtu një rekord, si dhe ka fituar të 5 ligat e mëdha të Europës, rekordi tjetër.

Sfidanti.al