Asllani është “komardarja” e Interit, Inzagi i qetë edhe nëse mungon Brozoviç

Besohet se kroati mund t’ia dalë për sfidën e parë të sezonit në Serinë A ndaj Leçes, por edhe nëse nuk do të mundet, zgjidhja është “tek dera”. Sipas mediave italiane, pavarësisht nga problemi fizik i Marcelo Brozoviçit, tek Interi janë tepër të qetë. Kurrë më parë nuk kanë qenë kaq të qetë kur dëmtohej mesfushori i tyre më i mirë, por tani kanë arsye. “La Gazeta delo Sport” shkruan se trajneri Simone Inzagi nuk e ka “vënë ujin  në zjarr” sepse në ekip ka Kristjan Asllanin, mesfushorin 20-vjeçar. Futbollisti kuqezi mezi pret që të jetë titullar në Serinë A, dhe tashmë nuk mund të konsiderohet një “zëvendës” i Brozoviçit. Me gjasë, Brozo do t’ia dalë, por sidoqoftë zikaltërit janë të qetë.

Sfidanti.al