Vetë boksieri i dikurshëm thekson se bëhet fjalë për 500 milionë dollarë të shkapërderdhur në aventurat e pafundme me femrat. Dikur thuhej se Majk Tajsoni fitoi 200 milionë USD në karrierë, por e vërteta qenka se ka fituar gjysmë miliardë “para të gjelbërta”. Nga e gjitha kjo nuk ka mbetur “as nami dhe as nishani”. “Historitë e mia me gratë zgjatën 15-16 vjet, – thotë ish-kampioni i madh i peshave të rënda në boksin profesionist, – shpenzova 500 milionë USD. Duket sasi tepër e madhe parashë, por ja që përfundoi. Më vjen keq që nuk mund t’u lë gjë si trashëgim fëmijëve të mi. Do t’u lë trashëgim vetëm edukatën për të punuar fort dhe për të qenë të rregullt”. Vetë babai i tyre punoi fort, por nuk ishte i rregullt.
Sfidanti.al