Mesfushori dhe mbrojtësi i qendrës janë pjesë “gjenetike” e klubit katalanas dhe askush nuk dëshiron që ata të largohen siç ndodhi me Lionel Mesin. Sergio Buskets dhe Gerard Pike meritojnë një “qilim të kuq” si Ksavi apo Iniesta, ndërsa karriera e tyre tek Barcelona duhet të vazhdojë. Ky është edhe plani në “Kamp Nou”, me dy futbollistët e shquar që të kenë kontrata 2-vjeçare, për të pasur mundësi të largohen që verën e ardhshme. Për Pikenë kjo dihet pasi Ksavi ia ka thënë se ndoshta nuk mund të jetë titullar, ndërsa Buskets mbetet “shtyllë”, edhe pse në 2023 mund të kalojë në kampionatin amerikan. Kontrata duhet të jenë të tilla që të pranohen nga La Liga duke pasur parasysh gjendjen ende të vështirë financiare të Barcelonës.
Sfidanti.al