Mançester Junajtidi ka dështuar në të 5 blerjet e sugjeruara nga Rangniku!

Ish-trajnerit nuk i ka mbetur më asnjë gjurmë në “Old Traford”, pasi nuk ka më asnjë rol, ndërsa shkoi të drejtonte kombëtare e Austrisë. Gjithsesi, Ralf Rangniku bëri disa këshillime përpara sesa të largohej nga Man. Junajtidi, veçse tani që jemi në javën ne dytë të gushtit, asnjë nga sugjerimet e tij nuk  është zbatuar. Disa sepse klubi nuk mundi të merrte lojtarët, apo sepse nuk deshi. Erling Halandi dhe Hulian Alvarez janë sot tek Man. Siti. Laimer i Lajpcigut duhej marrë, por për të interesohet sot Bajerni. Nga Lajpcigu u këshillua edhe sulmuesi Nkunku, për të cilin sërish interesohet Bajerni, ndërsa emri tjetër i dhënë nga Rangniku ishte kroati Joshko Gvardiol, edhe ky i Lajpcigut. Asnjëri prej tyre nuk është në “Old Traford”.

Sfidanti.al