Ronaldon nuk e duan shokët e ekipit, pse të mos kthehet tek Juventusi?!

Ndoshta, trajneri Masimiliano Alegri nuk do të dojë të dëgjojë “nga ai vesh”. Ai ishte një nga “arkitektët” e largimit të Kristiano Ronaldos nga Juventusi, ndonëse në Itali sot hedhin një fjalë sikur portugezi të mund të kthehet në Torino. Sipas një analize të “La Gazeta delo Sportit”, as klubi piemontez dhe as CR7 nuk kanë pasur jetë të lumtur që kur u ndanë nga njëri-tjetri e ndoshta “Zonjës së Vjetër” mund t’i bënin punë golat e tij. Nga ana tjetër, në Angli shkruhet se dhoma e zhveshjes tek Man. Junajtidit është e mendimit që Kristiano të largohet. “Deili Meil” aludon se skuadra është e përçarë dhe se një pjesë e lojtarëve mendojnë se është më mirë për moralin që Ronaldo të ndërrojë ekip.

Sfidanti.al