Një arbitre femër në Serinë A? Ende nuk mund të bëhet!

E ka emrin Maria Sole Ferrieri Kaputi, është gjyqtare e futbollit italian dhe cilësohet “e paracaktuar”. Pra, vetë fati duket se dëshiron që kjo vajzë 32-vjeçare të jenë “udhërrëfyese” për arbitret femra në Serinë A. Ende nuk ka ardhur ajo ditë, ndërsa pritej që të ndodhte këtë javë. Nuk qëlloi kështu, pasi dezinjatori Xhanluka Roki vendosi që drejtuesit e 9 ndeshjeve të elitës edhe këtë herë të jenë burra. Ferrieri  Kaputi e nis nga Seria B, pasi do të vërshëllejë në ndeshjen Modena-Frozinone. Në 15 dhjetor të vitit të kaluar, ajo drejtoi ndeshjen e Kupës së Italisë, Kaljari-Çitadela, duke u bërë e para arbitre vajzë që ndau drejtësinë në një sfidë ku luajti një ekip i Serisë A.

Sfidanti.al