Nagelsmani kërkon më shumë nga Koman, Gnabri dhe Sane!

Nga Bajerni janë larguar lojtarë, ku theksohen Alaba e Boateng, ndërsa ka lojtarë që janë në dyshim, siç është edhe vetë Levandovski. Gjithsesi, trajneri Julian Nagelsman nuk dëshiron të flasë për atë që ka kaluar, as për atë që mund të ndodhë, por vetëm për atë që ka aktualisht në dispozicion. Pavarësisht se ekipi nuk është përforcuar siç duhet, për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga pandemia, sërish tekniku i ardhur nga Lajpcigu gjykon se brenda skuadrës ka potencial që mund të nxirret në pak. “Janë 3 lojtarë që mund të përmirësohen shumë më tepër, – shprehet ai, – këta janë Kingsli Koman, Serg Gnabri dhe Leroi Sane. Ata kanë cilësi të jashtëzakonshme, por mund të japin më shumë”. Nagelsmani planifikon t’u japë më shumë liri që ata të shfrytëzojnë fantazinë e tyre në shërbim të skuadrës. Trajneri e di se nuk mund të ketë gabime të shumta. “Tek Bajerni çdo gabim përjetohet në mënyrë më shumë dramatike se kudo tjetër”, – pohon ai.

Sfidanti.al