Kushti i vendosur nga trajneri Tomas Tuhel ishte që ekipi që do të humbiste, do të kërcente sipas këngëve të grupit britanik “Bek strit bojs” (Back Street Boys), dhe i qëlloi fati i keq që këtë gjë ta bënte Armando Broja. Sulmuesi 19-vjeçar shqiptar ishte në njërin nga ekipet e bluve të Londrës që humbi në ndeshjen brenda skuadrës, dhe u detyrua të respektonte kushtin e Tuhelit, ndërsa Tami Abraham i akuzoi shokët e tij se mashtruan. Gjithsesi, faza e lumtur përgatitore në Irlandë po krijon probleme, sepse lojtarë sikur janë “socializuar” pak si shumë, janë përqafuar e harbuar, ndërsa varianti “Delta” i koronavirusit vazhdon të infektojë. Lajmet janë që infeksioni ka goditur kampionët e Europës, ndonëse nuk jepen emrat e lojtarëve të sëmurë.
Sfidanti.al