Të gjithë ngrenë dolli që ai të jetë mirë me shëndet dhe po të ketë mundësi edhe të vazhdojë karrierën si futbollist. Gjithsesi, Federata Italiane vështirë se do ta lejojë Kristian Eriksenin që të luajë sërish për Interin e Milanos, nëse ai do të vazhdojë të mbajë aparatin defibrilator në zemër. E thotë Françesko Brakonaro, një anëtar i komitetit shkencor të FIGC, dhe rregullorja në Serinë A është pikërisht e tillë. Një lojtar i tillë nuk mund të lejohet të luajë sepse defibrilatori është tregues që zemra e tij është në rrezik. Nuk dihet nëse mjekët do të vendosin që të hiqet aparatura nga zemra e futbollistit danez, dhe nuk dihet se kur mund ta bëjnë, nëse vendosin kështu. Erikseni mund të luajë në Angli apo Danimarkë, po ashtu në Spanjë, Francë apo Gjermani, por gjithsesi ataku kardiak që pati në Europian i ka trembur të gjithë dhe askush nuk dëshiron të rrezikojë.
Sfidanti.al